Retinali është forma më e pastër e vitaminës A dhe funksionon 11 herë më shpejt se retinoli. Kremi i natës Dr. Different VITAACNAL TX është i testuar klinikisht dhe i rekomanduar nga dermatologët si një krem nate perfekt kundër plakjes. I pasur me 0,1% të Retinalit, VITAACNAL TX ndihmon në zbehjen e hiperpigmentimit, mbajtjen në kontroll të sebumit, zbehjen të shenjave post akne dhe minimizimin e dukjes së poreve. Ky produkt i adresohet problematikave të lëkurës, si: hiperpigmentimi, shenja të moshës, rrudha, akne & pore të zmadhuara.
Çfarë tjetër duhet të dini?
Retinal – një përbërës i nivelit të lartë i cili është stabilizuar me sukses pas 10 vitesh kërkimesh të vazhdueshme nga ekipi i Dr. Different, i cili ka prezantuar teknologjinë e patentuar të liposomeve të quajtur Niosome. Kjo do të thotë se Retinali mbetet i qëndrueshëm edhe pasi ekspozohet ndaj dritës dhe temperaturës së lartë. Përveç kësaj, formula liposome e cila është shumë transparente, ka një aftësi të jashtëzakonshme përthithëse dhe arrin shtresat e thella të lëkurës menjëherë për të dhënë rezultate më të shpejta dhe efektive.
Rezultatet pas 4 javësh përdorimi:
*97% e përdoruesve përjetuan reduktim të pikave të zeza dhe të bardha me përkatësisht 24% dhe 27%.
*98% e përdoruesve përjetuan reduktim të qelizave të vdekura të lëkurës me 23.5%
*96% e përdoruesve pësuan një ulje të prodhimit të yndyrës me 19.1%
I përshtatshëm për lëkurat mikse, të prirura ndaj akneve si dhe ato sensitive.
Përdorimi: Aplikoni butësisht një shtresë të hollë në të gjithë fytyrën deri ne perthithje dhe më pas një hidratues të rutinën tuaj të kujdesit të lëkurës gjatë natës. Vitamina A (Retinali) e bën lëkurën më të ndjeshme ndaj rrezeve të forta UV dhe dritës blu, prandaj rekomandohet të përdoret vetëm gjatë natës dhe të aplikohet krem kundër diellit të nesërmen në mëngjes për rezultate më të mira.
*Rekomandohet të përdoret një herë në javë dhe të rritet gradualisht me përshtatjen e lëkurës.
*Nuk rekomandohet për gratë shtatzëna/gjidhënëse.