Vita-A Cream Ph.D nga Dr. DIFFERENT përmban 0.12% retinal duke u bërë i përshtatshëm për përdorues të vazhdueshëm të retinolit, që dëshirojnë të nisin një përqindje më të lartë dhe më të përqëndruar të tij. Formulimi i tij është krijuar me teknologjinë e patentuar Niosome për të shpërndarë përbërësit aktivë thellë në lëkurë. Formula e butë jep një përfundim jo ngjitës, hidratues pa asnjë acarim duke e bërë këtë krem të përshtatshëm edhe për lëkurë të sensitive, por gjithmonë duke ndjekur mënyrën e duhur të përdorimit. Vitamina A 0.12% (Retinaldehidi) është më e fortë se Retinoli por më pak irrituese se Acidi Retinoik, sidomos me teknologjinë Niosome që ndihmon në stabilizimin e Vitaminës A.
Është i formuluar me vitaminë E, e cila njihet për vetitë e saj antioksiduese tepër të fuqishme. Kjo e fundit mbron lëkurën nga agjentët e jashtëm, radikalet e lira dhe dëmtimet që mund të ketë nga rrezatimi diellor i dëmshëm. Nga ana tjetër, ky produkt përmban gjalp shea, i cili ka veti anti-inflamatore dhe antioksiduese, në shërimin e inflamacionit të lëkurës dhe riparimit të barrierës së saj të dëmtuar nga radikalet e lira, ose faktorë të tjerë të jashtëm. Ky produkt i adresohet problematikave të lëkurës, si: hiperpigmentimi, shenja të moshës, rrudha, akne & pore të zmadhuara. Nga ana tjetër formulimi i këtij serumi me Acid Hialuronik mundëson hidratim të thellë, duke mos e ndjerë lëkurën aspak të thatë pas përdorimit të retinalit, që e zotëron si efekt anësor.
Në veçanti, Vita-A Cream Ph.D 0.12% përmban përbërës shtesë Ceramide, Kolesterol, acide yndyrore, L-cytine të cilët forcojnë barrierën mbrojtëse të lëkurës, dhe janë përbërës të pajtueshëm me strukturën e lëkurës sonë, në këtë mënyrë ato përthithen më shpejt.
Përdorimi: Aplikoni butësisht një shtresë të hollë në të gjithë fytyrën deri ne perthithje dhe më pas një hidratues të rutinën tuaj të kujdesit të lëkurës gjatë natës. Vitamina A (Retinali) e bën lëkurën më të ndjeshme ndaj rrezeve të forta UV dhe dritës blu, prandaj rekomandohet të përdoret vetëm gjatë natës dhe të aplikohet krem kundër diellit të nesërmen në mëngjes për rezultate më të mira.
*Rekomandohet të përdoret një herë në javë dhe të rritet gradualisht me përshtatjen e lëkurës.
*Nuk rekomandohet për gratë shtatzëna/gjidhënëse.