Përbërësit: Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Glycerin, Sodium Citrate, Salicylic Acid, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Polyglyceryl-10 Laurate, Polyglyceryl-4 Laurate, Dipropylene Glycol, Lactic Acid, Glycolic Acid, Hydrolyzed Glycosaminoglycans, Capryloyl Salicylic Acid, Zinc PCA, Citric Acid, Sodium Gluconate, Succinic Acid, Gluconolactone, Sodium Chloride, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Gaultheria Procumbens (Wintergreen) Leaf Extract, Sodium Hyaluronate, Rosa Canina Fruit Extract




Dr. Different Scaling Toner ( for Oily Skin) 200ml
L 2,900.00 Çmimi origjinal qe: L 2,900.00.L 2,465.00Çmimi i tanishëm është: L 2,465.00.
Dr. Different Scaling Toner parandalon shfaqjen e akneve dhe bllokimin e poreve pasi është formuluar me BHA, Acid Salicilik. Ndihmon gjithashtu në shkrirjen e pikave të zeza dhe të bardha, largon qelizat e vdekura të lëkurës, kontrollon sebumin e tepërt për të dhënë një pamje më të lëmuar.
Acidi citrik është një burim i mirë i antioksidantëve, hap poret dhe ndihmon në rritjen e qarkullimit të qelizave të lëkurës duke mbajtur kështu shtresat e lëkurës të shëndetshme. Prania e Acidit Laktik (AHA) zbërthen proteinat për të rritur qarkullimin e qelizave duke rezultuar në lëkurë më të tonifikuar. Një pH prej 4.5 ndihmon në balancimin e niveleve origjinale të acidit të lëkurës. Acidi glikolik është një tjetër agjent i shkëlqyer eksfoliues që gjithashtu ndihmon në zbehjen e shenjave të hiperpigmentimit, ndriçimin e lëkurës, pastrimin e puçrrave dhe pastrimin e poreve.
Formula e tipit esencë me AHA dhe BHA ndihmon për të eksfoliuar duke e lënë lëkurën të ndjehet e freskët dhe e hidratuar në të njëjtën kohë.
Përdorimi i këtij produkti rrit ndjeshmërinë ndaj rrezeve të dëmshme të diellit, për këtë arsye është i domosdoshëm aplikimi i kremit mbrojtës.
Përdorimi: Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Shmangni zonën rreth syve dhe buzëve. Prisni 10-25 min. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës. Këshillohet të përdoret në mbrëmje, dhe në ditën pasardhëse të aplikohet krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 50+
Brand |
Dr.Different |
---|