Ampula antioksiduese, CEQ Anti-Oxidant Serum Ph.d nga Dr. DIFFERENT është e formuluar me 17% Vitaminë C të pastër nga Anglia duke përfshirë forma të qëndrueshme antioksiduese në formën e Ascorbic Acid, Ethyl Ascorbyl Ether, dhe Ascorbyl Glucoside, për të trajtuar dhe parandaluar plakjen e lëkurës. Nga ana tjetër ky serum ka në formulimin e tij Vitamine E (Tocopherol), Acid Ferulik dhe CoQ10 të cilët rrisin qëndrueshmërine e Vitaminës C. Ky serum antioksidues përveç rigjenerimit dhe minimizimit të rrudhave është i duhuri gjithashtu për njollat e errëta, shenjat post akne, hiperpigmentimin, shenjat e moshës dhe dehidratimin e lëkurës.
Formulimi me acid Ferulik 0.5% pengon prodhimin e melaninës, e cila është përgjegjëse për pigmentimin e lëkurës, duke çuar në një ton më të unifikuar të lëkurës. Duke parandaluar degradimin e kolagjenit, acidi Ferulik kontribuon në një lëkurë më të lëmuar dhe më rinore. Ka veti anti-inflamatore që mund të qetësojnë lëkurën e irrituar ose të skuqur, duke e bërë atë të dobishme për lëkurat sensitive.
Vitamina E është një antioksidant i fuqishëm që ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga dëmtimi i radikaleve të lira të shkaktuara nga rrezatimi UV, ndotja dhe faktorë të tjerë stresues mjedisorë. Vitamina E është e njohur për aftësinë e saj për të bllokuar lagështinë dhe për të ruajtur hidratimin e lëkurës. Ajo formon një barrierë mbrojtëse në sipërfaqen e lëkurës, duke reduktuar humbjen e ujit dhe duke parandaluar tharjen, duke e bërë atë veçanërisht të dobishme për individët me lëkurë të thatë ose të dehidratuar. Duke u përdorur së bashku me Vitaminen C dhe Ac. Ferulik, Vitamina E rrit stabilitetin dhe efektivitetin e antioksidantëve.
CoQ10 është e përfshirë në prodhimin e energjisë qelizore dhe ndihmon në përmirësimin e funksionit të qelizave të lëkurës. Kjo çon në rritjen e vitalitetit të lëkurës dhe një pamje më të shëndetshme dhe më rrezatuese. CoQ10 ndihmon në ruajtjen e kolagjenit, një proteinë thelbësore përgjegjëse për elasticitetin dhe qëndrueshmërinë e lëkurës. Duke parandaluar degradimin e kolagjenit, ai kontribuon në lëkurë më të lëmuar dhe më rinore.
Përdorimi: Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësish, duke evituar zonën rreth syve. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike me njolla në lëkurë. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët. Në ditën pasardhëse, aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 30+