Një zgjidhje qetësuese, hidratuese dhe ushqyese për lëkurën e ndjeshme për shkak të trajtimeve të shpeshta të lëkurës, rrezeve të forta UV dhe jetesës së parregullt. Pëlhura e saj është e krijuar nga fibra të holla celuloze, që ndihmojnë përbërësit aktiv të esencës të penetrojnë në lëkurën tuaj, duke i dhënë asaj hidratim të thellë dhe një pamje të re dhe plot shkëlqim. Pantenoli dhe faktorët natyralë hidratues (NMF/Acidi Hyaluronik dhe Aminoacidet) i japin lëkurës lëndë ushqyese, lagështi dhe kujdeset për lëkurën e dëmtuar.
NMF është një substancë hidratuese që ekziston natyrshëm brenda qelizave Corneocyte të shtresës më të jashtme të lëkurës, Corneum. Ata e mbajnë lagështinë dhe e mbajnë atë në sipërfaqen e lëkurës edhe kur ambienti i jashtëm është i thatë. NMF përfshin aminoacidin, acidin hialuronik, ure dhe acidin laktik.
Panthenol- Ky derivat i vitaminës B5 është një komponent i qëndrueshëm hidratues që redukton humbjen e ujit të lëkurës. Panthenoli është efektiv për dhënien e lëndëve ushqyese dhe lagështisë, si dhe për lehtësimin e dëmtimit të lëkurës. Ky është një përbërës hipoallergjik që mund të përdoret në lëkurë të ndjeshme pa ndonjë efekt anësor.
Allantoina, përveç qetësimit intensiv të lëkurës së irrituar nga kushtet e jashtme të dëmshme, ajo gjithashtu ndihmon në rritjen e funksionit hidratues të lëkurës.
Formula e saj është hipoalergjike e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
27ml * 5 copë
Përdorimi: Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-20 min. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.